Oliveira nuk vonon t’i kundërpërgjigjet McGregor: Fito ndaj Poirier e pastaj eja në Brazil

Charles Oliveira ka reaguar pas “thumbimit” të Connor McGregor që i kishte bërë përmes Twitterit.

Oliveira mposhti Chandler në UFC 262 për të marrë titullin e parë në karrierë të kategorisë së peshave të lehta “Lightweight”.

Titulli mbahej nga Khabib Nurmagomedov që nga prilli i vitit 2018, por pas pensionimit të tij u bë i lirë.

Megjithatë, menjëherë pas tirumfit të Olveiras, McGregor kishte thumbuar brazilianin në rrjetin e tij social, Twitter.

“Urime Oliveiras që u bë kampioni i 11-të i peshave të lehta”, tha ai.

“Por, hamendësohem se kush do të jetë i 12-ti…”, përfundoi Connor McGregor duke aluduar në rikthimin e tij.

Ndërsa përgjigja e Oliveiras nuk vonoi, braziliani sugjeroi irlanzdezin të mund fillimisht Poirier dhe pastaj të vjen në Brazil dhe të rrëzoj në ****.

“Conor, shqetësohu për Dustin Poirier fillimisht” u tha Oliveira gazetarëve.

“Conor, me që je kaq i fortë: Së pari, ti duhet të mundësh Poirier, dhe pastaj eja në Brazil dhe unë do të të në *****”, tha Oliveira.

“Ai është një nga ata tipa që thjesht flet shumë. Ai duhet të mundë Dustin fillimisht e pastaj të merret me mua”, përfundoi Charles Oliveira.


Shtuar 16.05.2021 15:21