Krim brutal në Greqi, 45-vjeçari digjet për së gjalli

Një krim brutal ka ndodhur në Katerini të Greqisë. Në zonën e Kallitheas, një burrë u gjet i djegur, ndërsa në kokë i kishin vendosur një kapuç dhe e kishin lidhur në një shtyllë.

Ngjarja është regjistruar të martën, pasdite, ku policia e Katerinit mori një telefonatë nga një banorë i Kallitheas duke u shpjeguar se ka gjetur një kufomë pranë varrezave të kësaj zone.

Ekzaminimi fillestar zbuloi se burri ishte djegur i gjallë. Sipas mediave greke raportohet se viktima është një 45-vjeçar i varur nga droga  ndërsa ishte zhdukur që nga e hëna.


Shtuar 16.06.2021 11:06