Nuk është vetëm Ronaldo dhe Pogba, kur Mustafi largoi birrën te Valencia (VIDEO)

Gjesti i Ronaldos kur largoi Coca-Colan nga tavolina bëri bujë në të gjithë botën.

Kjo pasoi me Pogban i cili gjithashtu largoi birrën nga tryeza pas fitores ndaj Gjermanisë, shkruan Albeu.com.

Megjithatë, këtë gjest më parë e kishte kryer futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi në vitin 2015 gjatë kohës kur luante për Valencian.

Mustafi është mysliman dhe feja islame e ka të ndaluar alkolin. /albeu.com/


Shtuar 16.06.2021 11:14