Ndërsa Ukraina ka hyrë në ditën e 26-të të luftës, Kremlini ka lëshuar një sërë deklaratash të cilat albeu.com jua sjell më poshtë të përmbledhura me pika:
-Vendet që kanë ndikim mbi Kievin duhet ta përdorin atë për ta bërë Ukrainën “më konstruktive” në bisedimet e paqes.
-Bisedimet me Ukrainën nuk janë aq progresive sa dëshiron Rusia. Rusia po shton përpjekjet për të punuar më shpejt në negociata;
-Nuk ka “asnjë bazë” për një takim të mundshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelenskyy;
-Pretendimet se Rusia nuk po i lejon civilët ukrainas të evakuohen janë “gënjeshtra”;
-Në vend të kësaj, nacionalistët në Ukrainë po i ndalojnë civilët të ikin përmes korridoreve humanitare dhe duhet të bëhet presion mbi Kiev për ta zgjidhur këtë;
-Një embargo e naftës do të godiste bilancin energjetik të Evropës, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk do të humbnin asgjë në rast të një embargoje./albeu.com