Konflikti në Lindje të Mesme, i dërguari i SHBA mbërrin në Izrael për negociuar armëpushim

Një i dërguar i SHBA, Hady Amr, ka mbërritur në Tel Aviv për të biseduar me zyrtarë izraelitë, palestinezë dhe të OKB-së me shpresën për të rënë dakord për një armëpushim, informon albeu.com.

Herët këtë të shtunë, Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza dhe militantët palestinezë u përgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael. Përleshjet e regjistruara gjatë 5 ditëve të fundit shënojnë disa nga dhuna më e rëndë në rajon në vite.

Konflikti filloi të hënën dhe pasoi disa javë tensioni izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor. Armiqësitë e shtuara arritën kulmin në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë, informon albeu.com. Hamas, grupi militant islamik që sundon Gazën,  filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.

Deri më tani  janë vrarë 133 njerëz në Gaza dhe 8 në Izrael./albeu.com