Ulje temperaturash dhe shi, si do të jetë moti sot

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Sipas Meteoalb, orët e para të ditës do të mbeten nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe kthjellimeve të pakta, ku herë pas here vranësirat zhvillohen duke sjellë shira fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.

Herë pas herë reshjet do jenë edhe në formën e shtrëngatave. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur do kemi intervale me kthjellime dhe ndalim të reshjeve.

Temperaturat e ajrit ditore do të luhasin nga 6°C deri në 23°C./albeu.com


Shtuar 15.05.2021 08:02