Sheshi “Skënderbej” vijon të jetë i përfshirë nga tensionet, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve, zona është mbuluar nga një re e dendur gazi lotsjellës.
Pamjet e filmuara në shesh tregojnë sasi të mëdha tymi që kanë përfshirë hapësirën. Në tokë shihen gjithashtu flakë, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve kanë vazhduar gjatë orëve të fundit.
Të lidhura
None found
Protesta e 28 Nëntorit është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë me presion, ndërsa protestuesit kanë hedhur edhe molotovë. Përplasjet janë shtrirë në disa zona të kryeqytetit.








