“Kjo është çanta që im bir mbante kur u godit nga predhat, ka ende gjak”, rrëfimi i ukrainasit që humbi gruan dhe dy fëmijët (VIDEO)

Lufta në Ukrainë ka sjellë shumë pasoja të mëdha në jetë njerëzish.

Më 6 mars, Serhiy Perebyinis, e humbi të gjithë familjen e tij pas sulmetve ruse. Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij u vranë teksa po përpiqeshin të largoheshin nga periferia e Kievit.

Vdekja e tyre erdhi si pasojë e goditjes nga një predhë ruse dhe u dokumentua nga gazetarët në vendin e ngjarjes.

Pamjet e trupave të tyre të pajetë kanë bërë xhiron e botës, duke treguar hapur masakrat e pushtimit rus në Ukrainë.

Perebyinis ka biseduar me Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, për tragjedinë.