FCSB ka marrë sinjale pozitive për gjendjen e mesfushorit Meriton Korenica, i cili pritet të jetë sërish në dispozicion më shpejt nga sa ishte parashikuar fillimisht.
Lajmi i parë pas dëmtimit të tij, të pësuar para ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Argesit, ishte se Korenica nuk do të luante deri vitin e ardhshëm. Megjithatë, mediat rumune bëjnë të ditur se rikuperimi mund të përfundojë së shpejti.
Të lidhura
None found
Mesfushori ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe, për këtë arsye, nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
FCSB ka edhe gjashtë ndeshje në të gjitha garat deri në fund të këtij viti, ndërsa Korenica, sipas të gjitha gjasave, do të jetë gati nga muaji tjetër.
Ai iu bashkua FCSB-së gjatë verës, duke ardhur nga Cluji në një transferim që bëri bujë. Me ekipin e ri, 29-vjeçari ka realizuar një gol në tetë ndeshje kampionale.
Kontrata e tij me klubin rumun është e vlefshme deri në verën e vitit 2028, ndërsa FCSB po pret me padurim rikthimin e tij në fushë.






