Talenti i brezit të ri të sulmuesve shqiptarë po shfaqet në mënyrë bindëse. Golat e tyre japin arsye për optimizëm dhe tregojnë se Kombëtarja mund të ketë alternativa të shumta përpara portës kundërshtare.
Cristian Shpendi, Arman Durmishi dhe Gabriel Kulla po spikasin me paraqitjet dhe realizimet e tyre. Krahas vazhdimësisë, ata kanë demonstruar fantazi në gjetjen e rrugës drejt rrjetës edhe nga pozicione të vështira, si dhe guxim për të marrë përsipër iniciativa vendimtare.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij edicioni, tre futbollistët kanë shënuar gjithsej 24 gola: Kulla ka realizuar 11, Shpendi 9, ndërsa Durmishi 4. Në këtë bilanc nuk përfshihen asistet, nga një për Shpendin dhe Kullën.
Rolando Maran do të përballet me vendime të vështira, siç ndodh për këdo që drejton Shqipërinë. Megjithatë, shifrat e sulmuesve të rinj janë një arsye që tekniku italian të ndjekë me vëmendje paraqitjet e tyre në kampionatet ku aktivizohen. Ndoshta talenti që është kërkuar në vende të tjera gjendet pikërisht brenda grupit shqiptar.






