Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier

Mëngjesin e kësaj të hëne, qyteti i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, pasi u ekzekutua me armë zjarri Selami Hasani rreth 60-vjeç.

Sipas informacioneve policore, viktima kishte vetëm pak javë që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt, i njohur me nofkën Ben Qimja.

Të lidhura

None found

Ajo që e bën dhe më tronditëse këtë ngjarje, është fakti që autorët kanë hyrë në banesën e familjes Hasani, ku përveç viktimës, kanë lënë të plagosur dhe të vëllanë e tij.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga policia për të dhënë më shumë detaje mbi vrasjen.

Çfarë thoshte dosja hetimore për përfshirjen e Selami Hasanit, në vrasjen e ndodhur në vitin 2002 në Fier.

“Më datë 25 Mars 2002, në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur ‘Sheshi i Valutës’, shtetasi Pëllumb Yzeiraj ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës tip ‘Fuoristradë Benz’, ku ndodheshin shtetasit Julian Isufaj dhe Bledar Kastrati, ku për pasojë mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe Esat Taze, si dhe u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj. Hasani thuhet se qëndroi pranë makinës nga ku u qëllua drejt shënjestrave dhe u largua nga aty me të njëjtin automjet, i ndjekur nga një makinë e policisë.

Nga tërësia e provave të mbledhura është arritur në konkluzionin se të gjykuarit Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë siguruar makinën dhe automatikun e krimit kanë kryer vrasjen e dy personave të sipërmendur, si dhe kanë rrezikuar jetën e shumë personave të tjerë.

Për këtë arsye Gjykata e Apelit ka arsyetuar se vepra kriminale është kryer për hasmëri. Pavarësisht se mbrojtja ka pretenduar se nuk është hetuar motivi i vërtetë i krimit”.


Shtuar më 23.11.2026 10:32

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobet girişjokerbetjojobetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş