Një 17-vjeçare është zhdukur në qytetin e Sarandës, duke humbur çdo kontakt me familjarët.
Denoncimin në polici e ka bërë vëllai i saj 27-vjeçar.
Sipas uniformave blu, vëllai i saj ka deklaruar se motra e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer.
Njoftimi i policisë:
“Në Komisariatin e Policisë Sarandë ka bërë kallëzim shtetasi R. V., 27 vjeç, banues në Sarandë, se është larguar nga banesa motra e tij 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com