HARTA LIVE/ Greqia po digjet, mijëra largohen nga banesat, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Greqia është duke u përballur me zjarre të shumta në zona të ndryshme të vendit, ndërsa situata duket më e rëndë në zonën e Aleksandropulosit, ku raportohet të jenë djegur mijëra hektarë me pyje dhe shkurre për shkak të zjarreve masive.

Gjithashtu, mediat greke raportojnë edhe për disa vatra të mëdha zjarri përreth Athinës.

“Kryeqyteti është i mbuluar nga tymi, bëni kujdes ndaj grimcave të vogla që janë të rrezikshme. Mos dilni jashtë pa arsye”, shkruan Protothema.

Harta e zjarreve gjate tre diteve te fundit
Harta e zjarreve gjate tre diteve te fundit

Raportohet për dhjëtëra mijëra banorë të evakuuar këto ditë në Greqi për shkak të situatës me zjarret, ndërsa nuk kanë munguar edhe shfaqje raciste ndaj emigrantëve të paligjshëm.

Shiheni hartën e zjarreve LIVE

Një person, i cili raportohet se është shqiptar, po ashtu emigrant, ka kapur 25 emigrantë të paligjshëm në zonën e Aleksandropulosit dhe thotë se ata janë përgjegjës për zjarret.

Ai i mban ata të mbyllur në rimorkion e makinës dhe i akuzon për zjarrvënie. Heqja e lirisë është e dënueshme, po ashtu edhe racizmi dhe akuzat pa fakte, por duket se shqiptari emigrant nuk kupton në këtë drejtim.

Mediat greke raportojnë se policia po heton edhe për veprime të organizuara në drejtim të zjarrvënies. /albeu.com


Shtuar 23.08.2023 11:30