“Game over”, 11 të arrestuar në Tiranë, u kapën duke luajtur poker dhe duke konsumuar kokainë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrtuar 11 persona, të cilët janë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pranori i një prej lokaleve, 23-vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.


Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Game over”.

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në 2 lokale në zonën e Kombinatit, si dhe duke poseduar lëndë narkotike kokainë.

Shpallet në kërkim pronari i njërit prej lokaleve, i cili kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, disa prej të cilëve shërbenin për vendosjen e basteve sportive online, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pranori i një prej lokaleve, 23-vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë, 11 shtetasit e arrestuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.


Shtuar 23.08.2023 11:27