Gjermani në alarm! Sulm me armë në një parking, plagosen 4 shtetas

Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur pasditën e sotme në Gjermani, në një parking në lagjen “Wedding” në Berlin.

Mediat gjermani raportojnë se policia dhe shërbimet e zjarrit kanë kryer operacione në shkallë të gjerë në përgjigje të këtyre sulmeve.

Zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve, raportojnë se tre burra dhe një grua u plagosën në incident, ndërsa të katër janë dërguar në spital ku dhe morën trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Disa media gjermane thanë se njëri nga të plagosurit ishte therur me thikë, ndërsa një tjetër kishte pësuar lëndime në kokë.

Ndërkohë, raportohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e tij.

 

 

 

 


Shtuar 30.07.2021 20:16