Aksident në Tiranë, shoferi humb kontrollin e makinës, vdes pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Mullet, në rrugën e Fikasit, ku shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 30.07.2021 20:42