Tragjike! Shqiptari parkon makinën në malore, ajo e shtyp pas murit teksa punonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas një aksidenti në punë.

Mediat italiane  bëjnë me dije se një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Terni dhe punonjës i një kompanie private humbi jetën ditën e enjte pas një aksidenti në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Gemini, shumë pak larg sheshit kryesor. Sipas mediave vendase mësohet se 60-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk dihet është shtypur në një mur nga automjeti i punës i cili ishte parkuar në një zonë të pjerrët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti urgjenca, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ndërkohë, policia e San Geminit së bashku me stafin e Shërbimit të Parandalimit dhe Sigurisë në Vendet e Punës po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Shtuar 30.07.2021 20:12