E RËNDË/ “Vrava nënën time”, 15-vjeçarja italiane vret të ëmën me thikë për arsye qesharake

Një 15-vjeçare ekzekutuar me thikë mamanë e saj në Itali.

Bëhet e ditur se vajza ka debatuar ashpër me nënën, e më pas, ka marrë një thikë kuzhine dhe e ka goditur atë disa herë me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e tyre në Bergamo.

Gruaja është gjetur pa shenja jete nga karabinierët. Edhe pse kishte vetëm një goditje, ajo ka rezultuar fatale, thonë ekspertët. Sipas mediave, ka qenë vetë e mitura që ka telefonuar ambulancën në telefon, duke thënë: “Kam nevojë për ndihmë, godita nënën time”.

Mendohet se nënë e bijë janë grindur për montimin e një pajisje shtëpiake, të cilën sapo e kishin blerë.

Adoleshentja tanimë është vendosur në pranga, ndërsa policia ka nisur një hetim për të zbardhur të plotë të gjithë të vërtetën./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 14:01