Dy motrat sulmohen me acid në fytyrë

Dy motra, 24 dhe 17 vjeç, janë djegur me acid gjatë natës në Napoli.

Sipas burimeve nga mediat italiane, ato kanë qenë duke ecur në rrugë në momentin që janë sulmuar.

Gjatë momentit që i janë afruar vajza të tjera, këto të fundit pa ndonjë arsye i kanë sulmuar me acid në fytyrë dhe janë larguar me motora Skuter.

Viktimat e agresionit, kanë pësuar djegie në fytyrë dhe krah, ndërkohë që pritet të merren në pyetje në orët në vijim.

Hipoteza më e mundshme për momentin është se ishte një hakmarrje mes të rejave.

Motra e madhe ka pësuar djegie në faqen dhe krahun e majtë, ndërsa motra e vogël ka pësuar djegie në faqen e djathtë dhe hundë.

Hetimet, të paktën për momentin, duket se nuk mund të shfrytëzojnë pamjet e kamerave të sigurisë, duke pasur parasysh zonën ku ka ndodhur ngjarja.