Momenti i shpërthimit të tritolit në Kamëz, ky është pronari i “Audit Q7” (VIDEO)

 Një shpërthim me tritol ka tronditur banorët e Kamzës në orët e vona të natës. Albeu.com ka sigruruar pamjet e momentit të shpërthimit, ndërsa shihet me pas alarmet e makinave të tjera që nuk pushojnë.

Lënda plasesë i është vendosur mjetit tip “Audi Q7” në Bulervandin Blu në pronësi të shtetasit Artan Lleshi.

Për fat të mirë gjatë këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ku përpos mjetit që i është vendosur tritoli është dëmtuar edhe një biznes aty pranë./albeu.com


Shtuar 31.05.2022 08:33