Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina përplas 10-vjeçarin

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Milot – Rrëshen” në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar i cili ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

Fëmija është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat./albeu.com