“Do të goditet zemra e makinerisë luftarake të Putinit”, Britania dhe SHBA ndalojnë importet e arit rus

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Japonia dhe SHBA do të ndalojnë importet e arit rus, shkruan The Guardian.

Ky vendim është marrë si një masë për të goditur Moskën pas luftës së nisur në Ukrainë.

Sipas Britanisë kjo masë do të godasë “zemrën e makinerisë luftarake të Putinit”.

Ndërkohë eksportet e arit ishin me vlerë 12.6 miliardë paund (15.4 miliardë dollarë) drejt Rusisë në vitin 2021 dhe Britania ka deklaruar se rëndësia e tyre është rritur që nga pushtimi i Ukrainës pasi oligarkët nxitojnë të blejnë shufra ari ose argjendi për të shmangur sanksionet./albeu.com

Shtuar 26.06.2022 16:46