Zvicra drejt ndalimit të simboleve naziste në publik, parashikohen gjoba dhe ndjekje penale

Zvicra po përgatitet të ndalojë ekspozimin publik të simboleve naziste, përmes një projektligji që aktualisht po shqyrtohet në parlament. Masa nuk do të kufizohet vetëm te objektet, por do të përfshijë edhe gjestet, si edhe tatuazhet.

Sipas parashikimeve, personat që përdorin me qëllim simbole naziste, mbajnë tatuazhe të tilla ose kryejnë në publik gjeste si përshëndetja naziste, do të përballen me një gjobë prej 200 frangash zvicerane. Ky ndalim do të vlejë gjithashtu edhe në platformat dixhitale dhe në mediat audiovizuale.

Të lidhura

None found

Këshilli Federal vlerëson se një masë e tillë është e domosdoshme për shkak të shtimit të incidenteve antisemite. Nga ana tjetër, projektligji parashikon edhe disa përjashtime, kur përdorimi bëhet për arsye edukative, shkencore, kulturore apo gazetareske.

Edhe pse ende nuk është përcaktuar një datë e saktë për hyrjen në fuqi të ndalimit, kjo shihet si një çështje formale, pasi në vitin 2024 vetë parlamenti i kishte kërkuar qeverisë të përgatiste projektligjin përkatës. Në vijim, synohet që ndalimi të shtrihet edhe te simbole të tjera me përmbajtje raciste ose ekstremiste.

“Simbolet naziste përfaqësojnë një ideologji që përçmon jetën njerëzore dhe është në kundërshtim me vlerat themelore të një shoqërie demokratike dhe liberale. Racizmi dhe antisemitizmi janë të papranueshme në shoqërinë tonë”, theksoi qeveria në deklaratën e saj.

Aktualisht, kodi penal parashikon ndjekje penale për këdo që përdor simbole naziste, raciste dhe ekstremiste me synimin për të promovuar një ideologji. Megjithatë, ata që i shfaqin këto simbole pa qëllimin për të përhapur një ideologji të caktuar, nuk ndëshkohen.

Një ndalim i ngjashëm ekziston edhe në vende të tjera evropiane, mes tyre Gjermania, Austria, Belgjika dhe Franca, të cilat po ashtu ndalojnë shfaqjen e simboleve dhe objekteve naziste.


Shtuar 19.06.2026 19:10

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetultrabetGrandpashabetpadişahbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet