VIDEO/ Një burrë sulmon dhe dhunon gratë të cilat prisnin në stacionin e metrosë

Disa gra, të cilat po prisnin në një stacion metroje në Barcelonë janë sulmuar nga një person i panjohur.

Sulmi ndodhi, sipas Daily Mail, mëngjesin e së premtes, konkretisht në orën 09:55, në stacionin Camp de l’Arpa, ndërsa pamjet nga një kamerë sigurie tregojnë sulmuesin duke hyrë.

Ai shfaqet duke ecur dhe befas fillon të godasë çdo grua që ka përballë.

Kur pasagjerët e tjerë e kuptuan se çfarë po ndodhte, nuk patën kohë të reagonin dhe ta ndalonin para se ai të godiste me dhunë edhe një vajzë, e cila mbante kufje dhe shikonte celularin teksa priste trenin.

Në fakt, goditja ka qenë aq e fortë sa  vajza ka rënë në tokë.

Sipas Daily Mail, e reja dyshohet se ka pësuar një shpim të daulles së veshit.

Sulmuesi u përpoq të arratisej kur disa nga pasagjerët e ndoqën atë, ndërsa ai u arrestua pak kohë më vonë nga rojet e sigurisë së Agjencisë së Transportit të Barcelonës (TBM) dhe iu dorëzua policisë.

Policia po heton nëse sulmuesi ishte nën ndikimin e pijeve apo drogës.


Shtuar 10.02.2024 17:56