Putin dhe Trump diskutojnë me telefon për Ukrainën, Kremlini flet për rrugë diplomatike, reagon edhe Zelensky

Një bisedë telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është zhvilluar me në fokus luftën në Ukrainë dhe mundësinë për t’i dhënë zgjidhje konfliktit përmes diplomacisë.

Të lidhura

None found

Njoftimi u bë nga Yuri Ushakov, këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, i cili sqaroi se dy udhëheqësit folën për situatën në Ukrainë pak para samitit të NATO-s që do të zhvillohet më 7-8 korrik në Turqi.

Sipas Kremlinit, Putin ka përsëritur se Rusia është e gatshme për një zgjidhje diplomatike, por ka theksuar se ajo duhet të mbajë parasysh qëndrimet parimore të Moskës.

Ushakov tha gjithashtu se telefonata ishte “profesionale dhe shumë konstruktive” dhe zgjati 1 orë e 25 minuta. Ai bëri të ditur edhe se gjatë bisedës, Putin i rikujtoi Trump ftesën e përhershme për të vizituar Rusinë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se edhe Ukraina është e gatshme për bisedime, por sipas tij, hapi i parë drejt paqes duhet të vijë nga Moska. Në një reagim në rrjetet sociale, ai tregoi se kishte zhvilluar një bisedë “shumë të mirë” me Trump, ku u ndalën te situata në vijën e frontit dhe zhvillimet diplomatike.

“Ekziston një perspektivë reale për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe vendosmëria e Shteteve të Bashkuara do të jetë vendimtare”, shkroi Zelensky, duke shtuar se kanë rënë dakord ta vazhdojnë diskutimin personalisht gjatë samitit të NATO-s në Ankara.


Shtuar 5.07.2026 11:07

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkBetpipoHoliganbetcasibomgoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetkalebetHoliganbetcasibomJojobetjojobetgoldenbahiscasibomcasibomberlinbetcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetİmajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio