Bashkimi i Prizrenit, nënkampion i Kosovës në basketboll, do të synojë të sigurojë fitoren e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Skuadra prizrenase ka regjistruar deri tani një fitore dhe katër humbje, ndërsa sonte do të përpiqet të dalë sërish triumfuese në Grupin F.
Të lidhura
None found
Takimi ndaj Manchesterit do të zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të xhiros së gjashtë. Të dy ekipet kanë të njëjtin bilanc dhe zënë dy vendet e fundit të tabelës, me nga 5 pikë të tubuara.
Pas katër disfatave radhazi në këtë garë, Bashkimi shpreson të rikthehet te fitorja, i mbështetur edhe nga tifozët që pritet të mbushin tribunat.
Përveç Bashkimit, në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup merr pjesë edhe Trepça, e cila garon në Grupin A.







