Arianit Koci jep hollësi për Avdi Memçajn, i ndaluar në Serbi që nga 20 maji

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Avdi Memçaj po mbahet në paraburgim në Serbi prej 20 majit, pasi është arrestuar në pikën kufitare në Merdarë, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale.

Të lidhura

None found

Ai bëri të ditur se familja e Memçajt i është drejtuar për t’u angazhuar në mbrojtje të të drejtave të tij. Sipas informacioneve që i kanë dhënë të afërmit, Memçaj jeton prej vitesh në Kroaci dhe është pronar i disa furrave të bukës.

Koci theksoi se do ta shqyrtojë çështjen me seriozitet dhe se do të ndërmarrë të gjitha hapat juridikë që lejon ligji për mbrojtjen e të drejtave të Avdi Memçajt. Po ashtu, ai kërkoi që edhe institucionet e Republikës së Kosovës ta trajtojnë rastin me seriozitet dhe të japin mbështetjen e nevojshme institucionale.

Avokati ngriti shqetësim edhe për shtimin e rasteve të ndalimit të qytetarëve të Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi. Sipas tij, në disa raste është raportuar edhe kontrollimi i përmbajtjes së telefonave mobilë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që, nëse përballen me situata të tilla, t’i njoftojnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe, kur të jetë e nevojshme, të kërkojnë ndihmë juridike, në mënyrë që të krijohet një pasqyrë e plotë e situatës dhe të ketë reagim me kohë.

Postimi i plotë:

Që nga 20 maji në paraburgim në Serbi, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale.

Avdi Memçaj është arrestuar më 20 maj në pikën kufitare në Merdarë dhe që nga ajo ditë ndodhet në paraburgim në Serbi, sipas informatave që më ka dhënë familja e tij.

Familjarët e tij më janë drejtuar duke kërkuar që të angazhohem për mbrojtjen e të drejtave të Avdi Memçajt.

Sipas tyre, Avdi Memçaj prej vitesh jeton në Kroaci, ku është pronar i disa furrave të bukës.

Rastin nuk e kanë bërë publik deri më sot, se pasur frikë se kjo mund të kishte pasoja si për Avdi Memçajn, ashtu edhe për familjen e tij, pasi shpesh kalojnë përmes Serbisë për të ardhur në Kosovë.

Do ta shqyrtoj me seriozitet këtë rast dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet juridike që i lejon ligji për mbrojtjen e të drejtave të tij.

Pres që edhe institucionet e Republikës së Kosovës ta trajtojnë këtë rast me seriozitet dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme institucionale për mbrojtjen e të drejtave të Avdi Memçajt.

Njëkohësisht, dua të ndaj edhe një shqetësim.

Kohëve të fundit kam marrë gjithnjë e më shumë informata për ndalimin e shtetasve të Republikës së Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi. Në disa raste më është raportuar se u është kontrolluar edhe përmbajtja e telefonave mobilë.

U bëj thirrje qytetarëve që, nëse përballen me situata të tilla, t’i njoftojnë institucionet e Republikës së Kosovës dhe, sipas nevojës, të kërkojnë ndihmë juridike. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një pasqyrë e plotë e situatës, dhe të reagohet me kohë.


Shtuar 5.07.2026 11:09

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkBetpipoHoliganbetcasibomgoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetkalebetHoliganbetcasibomJojobetjojobetgoldenbahiscasibomcasibomberlinbetcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetİmajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio