Pas vdekjes së Mazonakis, kontrollet zbulojnë kimioterapi pa licencë dhe shkelje në një klinikë të Selanikut

Vdekja e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis ka nxitur kontrolle të shumta në klinikat dhe qendrat private të Greqisë. Mbrëmjen e së hënës, autoritetet urdhëruan mbylljen e një klinike private në Selanik, pasi zbuluan se aty funksiononte pa autorizim një repart onkologjik ku kryheshin kimioterapi pa licencën përkatëse.

Të lidhura

None found

Nga inspektimi i Autoritetit Kombëtar të Transparencës rezultoi se klinika kishte ngritur një repart të plotë onkologjik, të pajisur edhe për përgatitjen e barnave kimioterapeutike. Ky aktivitet nuk përfshihej në licencën e saj.

Hetimi zbuloi se në klinikë punonte një pneumolog i specializuar në onkologjinë e mushkërive, pa pasur kontratë të shkruar me të. Prej vitit 2022, ai u përshkruante pacientëve barna kimioterapie, ndërsa trajtimet bëheshin në repartin e paautorizuar.

Inspektorët evidentuan edhe mungesë të numrit të nevojshëm të infermierëve dhe të mjekëve në disa specialitete të detyrueshme. Po ashtu, Njësia e Kujdesit Intensiv nuk ishte në funksion, ndonëse parashikohej në licencën e klinikës.

Një tjetër gjetje lidhet me pacientë të shtruar me diagnoza që nuk kishin të bënin me kancerin, por që gjatë qëndrimit në klinikë kishin marrë barna kimioterapie. Autoritetet po shqyrtojnë nëse për këto raste janë dërguar të dhëna të pasakta në EOPYY, fondin publik grek të sigurimeve shëndetësore, me qëllim rimbursimin e shtrimeve.

Shkeljet në këtë klinikë ishin evidentuar edhe më parë. Mungesa e personelit ishte konstatuar që në vitin 2025. Në fillim të vitit 2026, klinikës iu hoq certifikata e funksionimit të rregullt dhe u rekomandua mbyllja përfundimtare, por ajo vijoi aktivitetin. Tashmë është vendosur t’i hiqet licenca dhe të mbyllet, ndërsa dosja i është dërguar Prokurorisë.

Zhvillimet në Selanik vijnë vetëm pak javë pasi Giorgos Mazonakis vdiq gjatë një procedure plazmafereze në një qendër private në Athinë. Rasti i këngëtarit nxori në pah boshllëqe të mëdha në mbikëqyrjen e sektorit privat të shëndetësisë dhe u pasua nga kontrolle të reja në të gjithë Greqinë.

Përmes sistemit të ri MedWatch, autoritetet kanë skanuar mijëra klinika, kabinete, qendra estetike dhe struktura të tjera private. Në fazën e parë, vetëm në Atikë, 231 struktura u klasifikuan si “të kuqe”, pasi paraqisnin indikacione për kontroll të menjëhershëm. Edhe 424 të tjera u vendosën në kategorinë “e verdhë” dhe do të rikontrollohen. Këto klasifikime nuk nënkuptojnë se të gjitha strukturat janë të paligjshme, por se kanë elementë që kërkojnë verifikim në terren.

Kontrollet përfshijnë klinika private, poliklinika, kabinete mjekësore, qendra estetike, spa, si edhe biznese që reklamonin shërbime mjekësore pa pasur të drejtë t’i ofronin.

Çështja ka sjellë edhe përplasje të forta politike. Partitë opozitare akuzojnë qeverinë se kontrolli mbi klinikat private ka qenë i pamjaftueshëm dhe se problemet janë lënë për vite pa mbikëqyrje.


Shtuar më 28.09.2026 22:51

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet