Mbyllet tubimi i 13-të në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta e mbajtur mbrëmjen e 28.09.2026 në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës ka përfunduar pas një programi të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Tubimi i kësaj nate, i 13-ti radhazi, nisi rreth orës 21:00 nën moton “Jo në emrin tim” dhe mblodhi një numër të madh qytetarësh. Grumbullimi kishte filluar edhe para orës 21:00.

Pjesë e protestës ishin qytetarë, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të luftës, të cilët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Në shesh ishte edhe Klestori, i biri i Kadri Veselit.

Veprimtaria u çel me “Betimin e Ushtarit”, të interpretuar nga veterani i UÇK-së, Bekim Juniku. Pas betimit, ai ndau me të pranishmit edhe dëshminë e tij personale.

Në mesin e pjesëmarrësve dhe të ftuarve ishin organizatori Çlirim Haziri, gazetarja nga Shqipëria Denada Kola dhe aktori Kushtrim Sheremeti.

Gjatë mbrëmjes u shfaq videoja “Rrëfimi i ushtarit”, ndërsa Luan Jahiri interpretoi një pjesë për Epopenë e Jezercit, si edhe një këngë ushtarake.

Organizatorët kanë kërkuar ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të miratuar vite më parë nga Kuvendi i Kosovës. Përmes fjalimeve të mbajtura gjatë netëve të mëparshme, pjesëmarrësit dhe familjarët e dëshmorëve u kanë përcjellë mesazhe institucioneve vendore.

Po ashtu, organizatorët kanë bërë thirrje për një protestë gjithëpopullore më 1 tetor. Ata kanë paralajmëruar se qetësia e deritanishme e tubimeve nuk duhet të neglizhohet, pasi mobilizimi pritet të shtrihet në të gjithë vendin.

Protesta u mbyll me aksionin simbolik “Një minutë heshtje për drejtësinë”. Në përfundim të programit, qytetarët u larguan nga sheshi “Skënderbeu”, duke shënuar mbylljen e tubimit të kësaj nate.


Shtuar më 28.09.2026 22:51

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet