Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar në Tiranë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit, ku një efektiv policie ka mbetur i lënduar në sheshin “Skënderbej”.
Videot e bëra publike nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur polici rrëzohet, ndërsa kolegët i shkojnë pranë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Të lidhura
None found
Efektivi u transportua më pas me autoambulancë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Deri tani nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera lidhur me mënyrën e plagosjes apo gjendjen e tij shëndetësore.








