Kate Middleton është cilësuar si ura lidhëse ndërmjet Princit William dhe Princit Harry sipas burimeve mbretërore.
Në fillim të këtij muaji, Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, pritën vajzën e tyre, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, dhe Harry i dërgoi kunatës së tij lajmin në vend t’ia jepte vëllait të tij drejtpërdrejt.
Pasi u bë publik lajmi për lindjen e foshnjës Lili, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram për të uruar Sussexes për anëtarin më të ri të familjes së tyre.
“Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”, shkruajtën Will dhe Kate në Instagram, duke e shoqëruar foton me një një foto bardh e zi të Harry dhe Meghan duke pozuar me djalin e tyre, Archie.
Po ashtu është mësuar se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes.