Plani për të goditur mësuesen me thikë në shkollën italiane, 14-vjeçari organizoi sulmin përmes Telegramit dhe fshehu armën në tualete

Një incident i rrezikshëm është shmangur në shkollën “Nicotera-Costabile” në Lamezia Terme, Itali, pasi një nxënës 14-vjeçar dyshohet se kishte ndërmend të sulmonte me thikë mësuesen e lëndës së italishtes.

Të lidhura

None found

Forcat e karabinierëve arritën të zbardhnin planin duke monitoruar bisedat në një grup të aplikacionit Telegram, ku adoleshenti kishte koordinuar çdo detaj të sulmit. Ndërhyrja në kohë e autoriteteve bëri të mundur parandalimin e ngjarjes.

Arma e ftohtë ishte fshehur nga i mituri në tualetet e institucionit arsimor. Gjatë një kontrolli të mëvonshëm në shtëpinë e tij, karabinierët sekuestruan telefonin celular dhe rrobat që ai kishte shfaqur në fotot e postuara në platformat sociale.

Rasti po trajtohet me masa të rrepta konfidencialiteti nga ana e hetuesve, por të dhënat fillestare u publikuan nga gazeta “Gazzetta del Sud”.

Sipas hetimeve paraprake, shkaku i dyshuar i kësaj tentative lidhet me faktin se nxënësi kishte përsëritur vitin e kaluar dhe nuk e kishte pranuar dot këtë vendim. Mendohet se kjo situatë e ka shtyrë atë drejt organizimit të sulmit.

Ky episod ndodh në një periudhë të shkurtër kohore pas një tjetër rasti tronditës në kryeqytetin italian, ku mësuesja Isabella Marsilio u plagos me thikë nga një nxënës 13-vjeçar në Romë.


Shtuar 23.09.2026 11:49

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetroketbet girişslot siteleriJojobetonwinCasibomcasibomjojobetjojobetbetgitCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetAlanya escortsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet