Anulohen disa fluturime në Aeroportin e Prishtinës, qytetari acarohet e godet punonjësin

Një punonjës i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga disa qytetarë teksa ishte në krye të detyrës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, e cila ka dënuar këtë akt. Gara ka bërë të ditur do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për këtë rast dhe jo vetëm.

“Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjëse është ajo që rendit aeroportin tonë ndër aeroportet më të mira të rajonit. Kompania jonë do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë, të cilët janë aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë”, ka thënë Gara.

Mbrëmë, pas anulimit të disa fluturimeve, u krijua një rrëmujë e madhe në Aeroportin Ndërkombëtar në Prishtinë.


Shtuar 7.08.2021 08:33