Përveç kremrave dhe trajtimeve: Si të shpëtoni nga rrathët poshtë syve

Qeskat poshtë syve dhe sytë e fryrë janë komplet normale! Pavarësisht sa produkte përdorni në rutinën tuaj, gjëja më e mirë që mund të bëni është të përcaktoni se çfarë po jua shkakton. Sipas dermatologëve, sytë e lodhur vijnë si pasojë e shumë faktorëve, dietikë, qarkullim i dobët i gjakut dhe sigurisht faktorët gjenetikë, të cilët. Fatkeqësisht me kalimin e kohës rrathët e syve përkeqësohen, por ka disa gjëra që mund të bëni për t’i minimizuar, përveç kremrave dhe trajtimeve të tjera.

1. Përdorni kompresa të ftohta

Duke mbajtur kompresa të ftohta poshtë syve do ta reduktoni ndjeshëm fryrjen dhe lodhjen që ndjeni. I ftohti ndikon tek enët e gjakut duke normalizuar kështu qarkullimin dhe rrjedhimisht rrathët pakësohen. Provojeni pasi ta keni larë dhe hidratuar për të parë ndryshimin.

2. Flini me shpinë.
Mund t’ju duket pak e çuditshme çfarë po themi, por bën sens. Duke fjetur me shpinë s’keni pse të zgjoheni me sy të fryrë në mëngjes. Nëse pozicioni i preferuar i gjumit për ju është përmbys, të paktën sigurohuni që kokën ta mbështesni tek një këllëf mëndafshi ose pambuku.

3. Hiqni dorë nga ushqimet shumë të kripura dhe alkooli.
Të dyja mund t’ju shkaktojnë fryrje në lëkurë, por nëse e keni të pamundur, bëni kujdes me sasinë që konsumoni.

4. Meditoni
Sa më të relaksuar të ndiheni, sa më pak të stresuar aq më pak rrathë poshtë syve. Meditoni, qëtësohuni dhe bëni aktivitet fizik.


Shtuar 7.08.2021 08:41