Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 60-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 13:10 në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy mjete janë përplasur më njëri-tjetrin, dhe për pasojë ka humbur jetën një pasagjere 60 vjeç.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 28.04.2021 14:19

Tags: