Ilir Beqaj rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit, shpresa është thyerja e herësit

PD siguroi 5 mandate në Shkodër, teksa vijon numërimi i votave për kandidatët.

Vendin e parë më vota e ka marrë Paulin Sterkaj me 4553 vota; i cili ndiqet nga Benet Beci me 4487 vota.

I treti mes socialistëve renditet Ilir Beqaj me 2181 vota por duket se rikthimi i tij në Kuvend është ende larg pasi vendin ia merr kryesuesja e listës Edona Bilali, edhe pse në favor të saj kanë kaluar 1753 vota.

Me këto shifra, në Kuvend kalojnë Sterkaj, Beci dhe Bilali, por gjithçka mund të ndodhë nëse Beqaj thyen herësin që në qark përllogaritet mbi 10 mijë vota.

Ky është rezultati paraprak, ndërkohë që albeu.com do ju informojë në vijim për atë përfundimtar.


Shtuar 28.04.2021 14:45