Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka rrëzuar të gjitha ankesat e paraqitura pas përfundimit të numërimit të votave.
Sipas vendimeve të publikuara, janë refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së në kuadër të procesit të rinumërimit.
Të lidhura
None found
Po ashtu, nuk është pranuar as ankesa e Listës Serbe, si edhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka. Të gjitha këto ankesa kishin të bënin me pretendime për parregullsi gjatë procesit të votimit dhe të numërimit.
Në arsyetimin e Gjykatës Supreme, këto ankesa janë cilësuar si të pabazuara.
Nëse këto vendime nuk kundërshtohen nga palët në Gjykatën Supreme brenda afatit 48-orësh, atëherë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i hapet rruga për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
