Ilir Demaliaj dhunohet pranë shtëpisë në Tiranë, autori i dyshuar shpallet në kërkim nga policia

Mesditën e kësaj të marte, gazetari dhe analisti Ilir Demaliaj është sulmuar pranë banesës së tij në Tiranë, duke mbetur i dëmtuar në fytyrë. Pas ngjarjes, ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, episodi ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Çamëria”. Demaliaj ka kallëzuar se është goditur menjëherë pasi kishte dalë nga banesa.

Të lidhura

None found

Në deklarimin e tij para policisë, ai ka mohuar që konflikti të ketë prapavijë politike, duke sqaruar se bëhet fjalë për një përplasje me një banor të zonës.

Sipas tij, personi që dyshohet si autor e akuzonte se kishte lajmëruar policinë lidhur me gjobitjen e automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt në rrugë.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, shërbimet policore kanë shkuar në vendin ku ndodhi incidenti dhe, pas veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin me inicialet R. S., i cili është shpallur në kërkim.

Në kuadër të veprimeve procedurale, është bllokuar dhe sekuestruar edhe automjeti që dyshohet se është përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia është angazhuar për gjetjen dhe arrestimin e personit të shpallur në kërkim.


Shtuar 1.07.2026 16:26

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş