Mirëpritja gjakovare: Pas ndeshjes shtrojnë iftar të përbashkët me Trepçën

KB Trepça shënoi sot fitore ndaj KB Vëllaznimit me rezultat të ngushtë, 77:80 në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

E pas ndeshjes, KB Vëllaznimi dhe KB Trepça bënë iftar së bashku.

“Në Gjakovë ishim në shtëpinë tonë. Shembull i mikpritjes, si çdo herë.

Pas një ndeshëje të fortë në parket, miqësia jonë vazhdon të forcohet gjithnjë e më shumë.

Darkuam së bashku në sofrën e paqtë të iftarit, në konakun e kryesisë së klubit Gjakovarë, rezultati i ndeshjes mbeti në rend të dytë, ashtu se si duhet të jetë gjithmonë.

Faleminderit Gjakovë lule e gjakut”, thuhet në njoftimin e mitrovicasve.


Shtuar 16.03.2024 22:57