Gjatë paralajmërimit për nisjen e podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama, foli edhe për Prokurorinë e Posaçme, duke e akuzuar se ka përdorur mediat për të sulmuar publikisht persona të cilët më pas do t’i merrte nën akuzë.
“… kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë, kjo nuk bëhet.
Të lidhura
None found
Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh.
Prokuroi së bashku me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidenti. Unë këtë nuk mund ta bëj”, u shpreh Rama.
Në një tjetër pjesë të videos promovuese të podkastit, Rama komentoi situatën në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, për të cilën tha se aktualisht “nuk ka kokë”.
“Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”.
