OKB-ja shqyrton një hartë të re të botës për të treguar përmasat reale të Afrikës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po diskuton një propozim që synon ndryshimin e mënyrës së paraqitjes së hartës së botës, në mënyrë që madhësia reale e kontinenteve, veçanërisht ajo e Afrikës, të pasqyrohet më saktë.

Nisma është ndërmarrë nga Togoja dhe ka marrë mbështetjen e 54 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Afrikan, si edhe të shteteve të tjera. Në kuadër të saj propozohet që harta tradicionale e Mercatorit të zëvendësohet gradualisht me projeksionin “Equal Earth”, i cili ruan më mirë raportet relative të sipërfaqeve kontinentale.

Të lidhura

None found

Robert Dussey, ministri i Jashtëm i Togos, ka deklaruar se debati duhet parë si një çështje shkencore dhe jo si një përplasje politike.

“Kjo nuk është një çështje politike, por një debat shkencor. Të dhënat shkencore janë të padiskutueshme dhe të gjithë duhet ta pranojmë realitetin”, është shprehur ai, sipas “The Guardian”.

Projeksioni i Mercatorit u hartua në vitin 1569 nga kartografi flamand Gerardus Mercator, me qëllim që të ndihmonte lundrimin në det. Megjithatë, mënyra e tij gjeometrike e paraqitjes sjell deformime të mëdha në përmasat e territoreve.

Për shkak të këtyre shtrembërimeve, rajonet pranë ekuatorit shfaqen më të vogla nga sa janë në të vërtetë, ndërsa territoret pranë poleve duken të zmadhuara. Kështu, Afrika mund të perceptohet në hartën e Mercatorit si një territor pothuajse i krahasueshëm me Groenlandën, edhe pse në realitet kontinenti afrikan është rreth 14 herë më i madh se ishulli.

Fushata ndërkombëtare #CorrectTheMap thekson se hapësira e Afrikës është aq e gjerë, sa brenda saj mund të përfshihen njëkohësisht Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Japonia, Meksika dhe pjesa më e madhe e Evropës.

Propozimi ka nxitur gjithashtu diskutime për mënyrën se si hartat ndikojnë në perceptimin global të vendeve. Ekspertë dhe aktivistë e përshkruajnë këtë dukuri me termin “kolonializëm kartografik”, duke argumentuar se projeksioni i Mercatorit i paraqet vizualisht më të vogla vendet e Jugut Global dhe më të mëdha ato të Veriut.

Si alternativë, Togoja sugjeron përdorimin e hartës “Equal Earth”, e cila u krijua në vitin 2018 me synimin për të ruajtur më me saktësi raportet reale të sipërfaqeve të kontinenteve.

Edhe nëse miratohet, një rezolutë e OKB-së nuk do të kishte fuqi ligjërisht detyruese. Megjithatë, ajo mund të ndikojë në përdorimin e hartave në shkolla, aplikacione dixhitale, platforma online dhe shërbime publike.

Qeveria e Togos ka shfaqur besim te suksesi i nismës dhe po përgatit një konferencë ndërkombëtare në Lomé. Aktiviteti pritet të zhvillohet në bashkëpunim me UNESCO-n, Bashkimin Afrikan dhe kompani të teknologjisë, me fokus te mundësia e zbatimit të standardit të ri hartografik.

“Atyre që pyesin ‘pse tani?’, unë u përgjigjem ‘pse jo?’. Është koha për të ndryshuar narrativën dhe për të marrë përgjegjësinë për atë që mund ta rregullojmë vetë”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Togos.


Shtuar 4.09.2026 18:07

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş