“Prania besnike” zbret në terren, deputetët socialistë nisin dëgjesat me qytetarët

Vetëm 24 orë pas udhëzimit të Edi Ramës, deputetët socialistë do të dalin këtë të premte, në orën 17:00, për t’u takuar me qytetarët dhe për të mbledhur shqetësimet e tyre. Me blloqe shënimesh në duar, ata do të zhvillojnë biseda në ambiente të ndryshme, kryesisht kafene.

Takimet nuk do të zhvillohen në zyrat e degëve vendore të Partisë Socialiste. Nga njoftimet e publikuara në rrjetet sociale vihet re se vendet e përzgjedhura janë lokale të ndryshme, ku mungojnë kamerat dhe aparatet fotografikë.

Të lidhura

None found

Sipas një deputeti socialist të qarkut Tiranë, i kontaktuar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, qytetarët do të mblidhen në grupe për të paraqitur problematikat e tyre. Këto shqetësime do të shënohen dhe më pas qytetarëve do t’u dërgohet përgjigje me shkrim.

“Në fillim biseda do të jetë e përbashkët, pastaj një e nga një, pasi halli nuk i ngjall hallit”, tha deputeti.

Ish-ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka vendosur ta zhvillojë takimin me banorët në një kafene në Bërzhitë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, do të presë qytetarët në një lokal në rrugën “Migjeni”, në Njësinë 11, Tiranë.

Numri dy i qeverisë, Albana Koçiu, ka zgjedhur Sheshin Garibaldi në Kombinat për bashkëbisedimin me qytetarët.

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, do të takohet me banorët e Mëzezit në një tjetër bar-kafe.

Ndërkohë, Ogerta Manastirliu, e propozuar për garën e ardhshme të zgjedhjeve lokale në Tiranë, ka përzgjedhur Bibliotekën “Petro Zheji”, në Njësinë 9, në vend të një kafeneje.

Senatori socialist Erion Braçe pritet t’i nisë dëgjesat gjatë javës së ardhshme, pasi të konsultohet këtë të premte me grup-seksionet e PS në Njësinë 5.

Deri në momentin e publikimit të lajmit, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, nuk kishte bërë ende të ditur vendin ku do të takohet me qytetarët si deputete e Tiranës.

As Fatmir Xhafaj nuk ka njoftuar ende se ku do ta zbatojë nismën “Prania Besnike”.

Banorët e Kavajës do të kenë mundësi të dëgjohen nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili gjatë muajve të fundit i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij qyteti.

Edhe deputetët e 11 qarqeve të tjera, njësoj si kolegët e tyre në qarkun Tiranë, kanë publikuar vendet e takimeve. Kafene dhe qendra fshatrash janë përcaktuar si hapësirat ku do të vijojë zbatimi i “Pranisë Besnike”.


Shtuar 4.09.2026 16:03

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş