Makina e tonazhit të rëndë shkakton aksidentin dhe largohet, përplasen dy makina! Një prej shofereve përfundon në spital

Rreth orës 12:30, një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Fier-Shegan-Kuçovë. Në ngjarje është përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë, tip trajler, si dhe dy makina, të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Ende nuk është përcaktuar nëse automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën apo janë goditur nga trajleri.

Të lidhura

None found

Një e re, e cila drejtonte njërën prej makinave, ka marrë dëmtime të konsiderueshme. Ambulanca e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjes.

Automjeti i saj është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, ndërsa makina tjetër, e tipit Audi, ka pësuar dëme materiale.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Njëkohësisht, po kërkohet trajleri, i cili është larguar pasi shkaktoi përplasjen.

Priten të dhëna të tjera për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes në këtë rrugë nacionale mjaft të frekuentuar, e cila lidh zonën e Kuçovës me Lushnjen.


Shtuar 4.09.2026 13:41

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş