AfD e shndërron ikonën e Gjermanisë Lindore në simbol të fushatës zgjedhore

Një element i njohur i trashëgimisë së ish-Gjermanisë Lindore po përdoret tashmë në betejën politike.

Të lidhura

None found

Skuterët klasikë Simson, që dikur përfaqësonin lirinë e të rinjve në Gjermaninë Lindore, janë bërë pjesë e fushatës së partisë së djathtë radikale AfD. Ulrich Siegmund, kandidati kryesor i AfD-së dhe favorit për zgjedhjet e së dielës në Saksoni-Anhalt, është parë shpesh duke lëvizur me këto mjete. Ai madje ka drejtuar parada ku kanë marrë pjesë qindra pronarë të Simsonëve.

Përmes kësaj qasjeje, partia synon të shfrytëzojë “Ostalgien”, pra nostalgjinë për jetën në ish-Republikën Demokratike Gjermane, si dhe pakënaqësinë që vazhdon të ndihet në disa rajone lindore për pasojat e ribashkimit gjerman.

Megjithatë, familja pas markës Simson ka dalë kundër këtij përdorimi politik. Dennis Baum, pasardhës i themeluesve të kompanisë dhe banues në Nju Jork, tha se familja e tij e kundërshton fuqimisht politizimin e emrit. “Ne nuk duam që emri Simpson të politizohet”, deklaroi ai, duke theksuar se familja nuk mbështet ideologjitë ekstremiste dhe nuk pranon që AfD ta përvetësojë markën.

E shkuara e kompanisë e bën këtë përplasje veçanërisht të ndjeshme. Simson u krijua në shekullin e 19-të në Suhl të Turingisë nga vëllezërit hebrenj Loeb dhe Moses Simpson. Në fillimet e saj, ndërmarrja prodhonte armë, biçikleta dhe automjete luksoze.

Kur Hitleri mori pushtetin, familja Simson u vu në shënjestër të një fushate antisemitiste. Anëtarët e saj u përndoqën dhe u burgosën, ndërsa Gestapo i detyroi të dorëzonin kompaninë përpara se familja të largohej drejt Shteteve të Bashkuara. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, fabrika kaloi nën administrimin sovjetik dhe më vonë u kthye në një ndërmarrje shtetërore të Gjermanisë Lindore, duke mbajtur emrin Simson.

Edhe sot, këta motorë gëzojnë një popullaritet të veçantë në pjesën lindore të Gjermanisë. Modelet e regjistruara përpara vitit 1992 mund të arrijnë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë, një kufi më i lartë se ai i shumicës së skuterëve të së njëjtës kategori.

Përdorimi i emrit Simson nga AfD-ja ka bërë që familja të përballet sërish me një kapitull të dhimbshëm të historisë së saj, të cilin e konsideronte pjesë të së kaluarës.


Shtuar 4.09.2026 13:19

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş