Valët e të nxehtit në Europë shkaktojnë 35 mijë vdekje shtesë, Gjermania, Franca dhe Spanja më të prekura

Valët e njëpasnjëshme të temperaturave të larta në Europë kanë shkaktuar 35,000 vdekje shtesë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se bilanci mund të rëndohet edhe më tej.

Të lidhura

None found

Në Gjermani, Spanjë dhe Francë, tre shtetet më të mëdha të kontinentit të vjetër, numri i viktimave shtesë ka kaluar 25 mijë persona, sipas të dhënave të mbledhura nga pjesa më e madhe e Europës.

Shifrat pritet të rriten ndjeshëm pasi të përfundojë përpunimi dhe konsolidimi i të dhënave për muajin gusht.

Që prej muajit maj, Europa Perëndimore është përfshirë nga episode të përsëritura të të nxehtit, të cilat kanë thyer rekorde historike në qindra stacione meteorologjike. Në Francë u regjistrua dita me temperaturën mesatare kombëtare më të lartë të shënuar ndonjëherë.

Edhe Gjermania përjetoi rekorde të reja temperaturash për tri ditë radhazi në fund të qershorit. Gjatë kësaj periudhe, 46 stacione meteorologjike raportuan temperatura mbi 40°C, ndërsa në Spanjë temperaturat qëndruan për një kohë të gjatë mbi 42°C.

Shkencëtarët theksojnë se ngrohja globale, e nxitur nga aktiviteti njerëzor, po i shpeshton dhe po i përforcon këto episode ekstreme. Paralajmërim për situatën ka dhënë më herët edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili foli për afrimin e Super El Niños.

“Po merr përmasa gjigante. Shkenca nuk lë vend për dyshime: planeti po hyn në territory të pashkelur ndonjëherë më parë. Temperaturat vazhdojnë të rriten dhe bota ndodhet në zonën e rrezikut për shkak të kushteve ekstreme të motit”, deklaroi ai.

Organizata Botërore Meteorologjike shpjegon se ky fenomen klimatik ciklik nis me ngrohjen e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor ekuatorial, pranë brigjeve të Amerikës së Jugut, dhe më pas ndikon në forma të ndryshme te klima në pjesën më të madhe të botës.

Sipas WMO-së, fenomeni pritet të jetë shumë intensiv dhe, me një probabilitet që i afrohet 100 për qind, do të vijojë deri në muajin shkurt.


Shtuar 4.09.2026 11:13

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresicratosroyalbetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomsahabetligobetroyalbetonwin adresijojobetroketbet girişdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş