Statistikat favorizojnë Skënderbeun, korçarët synojnë të ndalin vrullin e kampionëve në Rrogozhinë

Sezoni i ri në Abissnet Superiore nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Skënderbeun. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj ka siguruar vetëm 1 pikë në 2 javët e para, ndonëse paraqitjet në fushë kanë qenë në një nivel të kënaqshëm.

Të lidhura

None found

Korçarët morën një barazim plotësisht të merituar kundër Vllaznisë në Shkodër, ndërsa ndaj Dinamos u mposhtën vetëm në fund. Sonte, duke nisur nga ora 18:30, “Ujqërit” do të kërkojnë pikët e plota në Rrogozhinë, ku do të përballen me kampionët e Egnatias.

Ndonëse në letër duket shumë e vështirë që Skënderbeu të marrë pikë në këtë transfertë, bilanci i përballjeve të fundit jep optimizëm. Në 5 ndeshjet më të fundit ndërmjet dy skuadrave ka baraspeshë të plotë: 2 fitore për secilin ekip dhe një takim i përfunduar në barazim.

Edhe diferenca më e thellë e regjistruar në këto sfida nuk ka kaluar rezultatin 2-0, të arritur në ndeshjen Skënderbeu–Egnatia më 16 mars 2024. Parë nga ky këndvështrim, skuadra korçare pritet të jetë një pengesë e fortë për kampionët, ndryshe nga Tirana dhe Vora në përballjet e deritanishme me Albano Aleksin dhe shokët e tij.


Shtuar 4.09.2026 09:20

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş