Pas më shumë se tre vitesh në Kosovë, Eva Palatova po përfundon detyrën si ushtruese e detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Të lidhura
None found
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njoftoi se gjatë periudhës së angazhimit të saj, raportet mes BE-së dhe Kosovës kanë kaluar në një fazë të re.
Në deklaratën e saj të fundit, Palatova u kërkoi autoriteteve dhe përfaqësuesve politikë në Kosovë që të bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian në mënyrë konstruktive, duke ruajtur frymën e bashkëpunimit dhe duke u fokusuar te zgjidhja e problemeve.
“BE-ja është këtu për ta mbështetur Kosovën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga zyra e BE-së në Kosovë.
