Pas vendimit lirues të gjykatës, avokatja e Glauk Konjufcës, Arbnora Zeqiri, deklaroi se aktgjykimi dëshmon se përgjegjësia penale duhet të përcaktohet mbi bazën e ligjit dhe provave.
Të lidhura
None found
Ajo bëri të ditur se gjykata e ka liruar Konjufcën nga akuza për veprën penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm.
“E përshëndesim këtë vendim të drejtë, përmes të cilit gjykata edhe një herë e vendosi përgjegjësinë penale aty ku i takon: te ligji dhe provat”, u shpreh Zeqiri.
Sipas saj, për të ngritur përgjegjësi penale duhet të vërtetohen të gjitha përbërësit e veprës për të cilën është ngritur akuza. Avokatja shtoi se mbrojtja vlerëson që Prokuroria nuk kishte siguruar një bazë të mjaftueshme provash, e cila do t’i mundësonte gjykatës të merrte një vendim tjetër përveç aktgjykimit të shpallur sot.
