Në Shkup, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në qendër të bisedës ishin thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe përparimi i projekteve të përbashkëta, në dobi të qytetarëve.
Palët diskutuan posaçërisht për nismat infrastrukturore, mes tyre rrugën Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë, si dhe për lidhjen energjetike mes dy shteteve.
Të lidhura
None found
Haxhiu u shpreh se realizimi sa më i shpejtë i këtyre projekteve është në interes të përbashkët, në mënyrë që zotimet të konkretizohen.
“Rëndësia e këtyre projekteve shkon përtej infrastrukturës. Ato mundësojnë qarkullim më të lehtë të njerëzve dhe mallrave, si dhe dëshmojnë bashkëpunimin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si fqinjë të mirë. Kuvendi i Kosovës do t’i përkrahë projektet dhe do të përcjellë nga afër ecurinë e tyre deri në përfundim”, theksoi Haxhiu.







