Ergys Agasi në GJKKO, SPAK kërkon vijimin e “arrestit në burg”, Klodiana Lala zbulon detajet

Këtë të premte, Ergys Agasi, u paraqit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku iu komunikua masa e sigurisë e vendosur më herët në mungesë.

Ai u arrestua dy ditë më parë në zonën e Plepave në Durrës.

Të lidhura

None found

Seanca nisi në orën 09:30, por u ndërpre pas kërkesës së mbrojtjes, e cila kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Me rifillimin e shqyrtimit, prokurori i posaçëm Bledar Maksuti kërkoi që ndaj Agasit të vijojë masa “arrest në burg”.

Sipas tij, i dyshuari paraqet rrezik të lartë arratisjeje, pasi ka qëndruar në kërkim për tetë muaj.

SPAK e konsideron Agasin drejtues të një grupi të strukturuar kriminal që, sipas hetimeve, ushtronte veprimtarinë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në bashkëpunim me Ermal Beqirin.

Ai akuzohet për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera, me synim largimin e rivalëve nga garat publike.

Mbrojtja ka kërkuar zëvendësimin e masës me një masë më të butë sigurie. Avokati ka deklaruar se klienti i tij nuk është përfshirë në veprimtari kriminale dhe se nuk ka administruar fonde publike.

Gjatë ndalimit, në automjetin ku ndodhej Agasi ishte edhe ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku. Ky i fundit pritet të dalë nesër para GJKKO-së, ku do të përballet me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy efektivë të forcave “Shqiponja”, pas publikimit të disa fotove të të arrestuarit nga ambientet e policisë.


Shtuar 28.08.2026 14:06

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbetjojobetjojobet giriş